Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 08:03

Podgoricë – Zëvendëssekretari shtetëror amerikan Tomas Kantrimen deklaroi se beson që Mali i Zi dhe fqinjët e tij kanë potencial dhe mund të arrijnë sukses në zbatimin e sundimit të së drejtës.

Për Qeverinë malazeze, megjithatë, vendimtare  është të tregohet vullneti politik edhe në atë që e flet edhe atë që e bën, tha Kantrimen në intervistën për gazetën malazeze “Vijesti”.

Ai sqaroi se Qeveria nuk duhet të flasë cilat janë qëllimet por të sigurojë financa për institucionet të cilat i përkasin popullit – policia, jurisprudenca.

Ai si shembull e përmendi Kroacinë, e cila, siç tha, para shtatë viteve ka vendosur se do të bëjë gjithçka që të inkuadrohet në BE dhe ka bërë të ditur se pjesa më e vështirë është sundimi i të drejtës dhe menjëherë ka filluar të punojë për të. Sot, shtoi Kanatrimen, ajo është në dyert e BE-së,  ndërsa edhe më tej  është më e vështirë t’i përmbushë kushtet nga ajo sferë. Sipas tij, perfeksion në këtë sferë nuk ka rritur as SHBA-ja.