Lajme Shqip Tuesday, 06 December 2011 12:55

Meksikë – Njëri nga kandidatët udhëheqës në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Meksikë, ka shkaktuar një stuhi nga pakënaqësia e opinionit kur zbuloi se nuk ishte në gjendje të përmendte titujt e tre librave që kishin ndikuar tek ai.

Gjatë një vizite në panairin e librit është pyetur nga gazetarët se cilët ishin tre librat më të preferuar, dhe Enrike Penja Nieto arriti të përmendte vetëm Biblën, duke pranuar se dhe prej saj kishte lexuar vetëm disa pjesë.

Në përpjekje për të përmendur emrat e shkrimtarëve të librave, ai në fund ka pranuar se nuk i kujtohej asnjë titull.

Anketimet deri dje, Nietos i kanë dhënë shumë përparësi në krahasim me kandidatët e tjerë për zgjedhje presidenciale, të cilat duhet të mbahen  në muajin korrik të vitit të ardhshëm. Por kritikuesit  e prezantojnë si një politikan sipërfaqësor, përparësia e vetme e të cilit është pamja e fizike.