Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 09:30

Londër – Instituti Nobel njoftoi se 231 personalitete janë nominuar këtë vit për çmimin Nobel për Paqe.

Instituti me bazë në Norvegji kumtoi se aty përfshihen ish presidenti amerikan Bill Klinton, kancelari gjerman Helmut Kol dhe Bredli Maning, ushtari amerikan Bradley Manning që përballet më gjyqin ushtarak amerikan për shkak të dhënies së mijëra informacioneve të ndijshme të ushtrisë dhe mesazheve diplomatike në faqen e internetit Uikileaks.

Afati për dorëzimin e nominimeve për këtë vit ishte 1 shkurti.

Vitin e kaluar, çmimin Nobel për paqe e fituan presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, veprimtarja për paqe e lindur në Liberi, Lejman Bovi, dhe aktivistja për të drejtat e njeriut në Jemen, Tavakul Karman.