Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 10:46

Londër – Forcat detare dhe ajrore të armatës britanike mbrëmë bombardouan caqe në territorin e Libisë, pasi që kryeministri Dejvid Kamerun urdhëroi sulm ndaj lokacioneve të forcave ushtarake libiane, në rajonin e Tripolit dje Musuratës.

Në deklaratën për opinionin vendor, të dhënë pas seancës së jashtëzakonshme që e kishte me ministrat dhe funksionarët ushtarak dhe pas takimit me komitetin për gjendje të jashtëzakonshme Kobra, kryeministri britanik tha se sulmi ushtarak ndaj Libisë është “i arsyeshëm, nevojitet edhe sulm legal”.

Nga nëndetësja britanike e stacionuar në afërsi të ujrave territorial libian dhe nga 25 anijet dhe nëndetëset amerikane janë lansuar 110 raketa “tomahavk” ndaj 20 caqeve në territorin e Libisë. Janë sulmuar qendrat kryesore komanduese, si dhe qendrat për kontroll dhe mbikëqyrje të operacioneve, instalime radare dhe lokacionet për furnizim të postblloqeve të lansuara raketore kundër aeroplanëve. Sulme janë kryer ndaj aeroportin në lindje nga kryeqyteti Tripoli, si dhe ndaj bazës ushtarake afër Misuratës, qytet për të cilin në Londër pohohet se është në duart e kryengritësve.

Televizionet britanike njoftojnë se gjatë sulmit janë goditur edhe caqe civile, duke përfshirë edhe disa spitale, duke iu referuar autoriteteve libiane të cilët menjëherë e vlerësuan sulmin si “barbar dhe i kryqëzatës” që sërish të kolonizohet Libia.

Si pretekst për fillimin e sulmit, i cili u dakordua në takimin e djeshëm në Paris, është shfrytëzuar rrëzimi i një aeroplani gjuetar i armatës libiane afër Bengazit. Për të fillimisht u kumtua se e kanë rrëzuar me rakerë forcat e armatosura libiane deri sa ka qenë në mision ushtarak, por më vonë u theksua se piloti ka qenë dezertor nga forcat lojale të Gadafit, madje për këtë arsye është rrëzuar nga armata libiane.