Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 18:01

Londër – Kryeministri britanik Dejvid Kameron e quajti sot Moamer Gadafin “përbindësh”, pa të cilin bota është më e sigurtë. Në një intervistë për radion BBC, Kameron përsëri e arsyetoi intervenimin ushtarak të forcave britanike dhe ndërkombëtare, duke insistuar se kjo është e nevojshme për t’u shpëtuar civilët libianë.

“Kishim të drejtë morale që të intervenojmë, për të parandaluar masakër të libianëve”, theksoi kryeministri britanik, duke menduar në kërcënimet që i ka dhënë pushteti në Tripoli në fillim të luftës qytetare libiane, pasi kryengritësit e armatosur e ndërmorën pa rezistencë të madhe Bengazin.

Ish-armata libiane që para fillimit të bombardimit të territorit libian nga ana e forcave të NATO-s, nuk tentoi që të kryej sulm në qytetin e dytë për nga madhësia të Libisë.

Kameron në intervistë tha se Armata britanike “duhet të jetë krenare me pjesëmarrjen e saj” në Libi, duke theksuar se SHBA-ja ishte “e impresionuar nga pjesëmarrja e Armatës britanike dhe të forcave të vendeve tjera britanike” në tërë operacionin në Libi.

Ai u drejtoi vërejtje të gjithë kritikëve vendor, duke i quajtur “gjeneralë në karrige”, për mosbesimin që ata e kanë shprehur edhe për rezervat që ende i kanë ndaj pjesëmarrjes britanike dhe efektin e forcave ushtarake, në kushte të zvogëlimit të ashpër të buxhetit ushtarak dhe tërheqje të bartësit të fundit të aeroplanëve.

Sipas Kameronit, britanikët kanë treguar se nuk janë partnerët më të dobët të SHBA-së, por se edhe më tej janë “aleatët më të fuqishëm dhe më të besueshëm” të amerikanëve.

Deklarata e re është reagim ndaj pohimit të gazetës amerikane “Nju-Jork tajms”, e cila e kritikon  pafuqinë e aleatëve evropianë të SHBA-së në NATO, sepse, nuk kanë mundur kohë të gjatë ta thyejnë rezistencën e forcave të armatosura libiane.