Lajme Shqip Wednesday, 14 March 2012 09:07

Uashington – Britania e Madhe kërkon në Siri të ketë dorëzim të qetë të pushtetit për opozitën, ndërsa jo revolucion, me të cilin do të rrëzohet presidenti Bashar Asad, deklaroi në Uashington kryeministri britanik, Dejvid Kameron.

Represionet e forcave siriane në rajonet kryengritëse dhe mënyra më përkatëse për zgjidhjen e atij problemi do të jenë temë e bisedimeve midis Kameronit dhe presidentit të SHBA-së, Barak Obama sot në Uashington, edhe pse tani për tani veprimet ushtarake nuk konsiderohen si variant përkatës.

“Rruga më e shkurtër për t’i dhënë fund dhunës është tranzicioni, në të cilin Asadi do ta braktis pushtetin, e jo revolucioni nga poshtë lartë”, tha Kameron.

Sipas të dhënave të KB-së, 8.000 persona deri më tani kanë humbur jetën në kryengritjen kundër regjimit të presidentit Bashar Asad, që filloi në mars të vitit të kaluar, ndërsa 230.000 sirianë i kanë braktisur shtëpitë e tyre.