Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 06:24

Kalderon: Ministri i drejtësisë dha dorëheqje

Meksiko Siti – Presidenti i Meksikës, Felipe Kalderon e kumtoi dje dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë dhe kryeprokurorit, Arturo Çavez Çavez dhe në vendin e tij e emëroi zëvendësen e tij Marisela Morales.

Morales do të jetë gruaja e parë në këtë funksion, nëse emërimi i saj emërohet nga Senati.

Arturo Çavez Çavez, ministri i dytë i Drejtësisë, i cili jep dorëheqje gjatë qeverisjes së Kalderonit, sqaroi se tërhiqet nga funksioni për shkak të problemeve personale.

Dorëheqja e tij vjen vetëm tri javë pas publikimit të telegramit sekret amerikan nga Uikiliksi, në të cilin emërimi i tij është përcaktuar si i paqartë politikisht