Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 10:50

Kajro-Zhduket Hosni Mubarak. Kështu raportojnë mediat lokale në Kajro sipas të cilave nuk dihet vendodhja e ish presidentit të Egjiptit. Mubarak nuk ndodhet më në klinikën e shtruar prej disa ditësh. Sipas të përditshmes egjiptjane Al-Wadf, ish presidenti nuk gjendet më në qendrën mjekësore ndërkombëtare në të cilën ishte shtruar me urdhër të gjykatës.

Sipas gazetës, në ditët që sheshi Tahrir në Kajro u përfshi nga dhuna, Mubarak arriti të përfitojë nga kaosi dhe mungesa e forcave të sigurisë për tu arratisur nga klinika.Po kjo gazetë thekson se që kur ky lajm nisi të qarkullojë nëpër rrjetet sociale në Egjipt, nuk ka patur asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim nga ana e institucioneve.

Për të sqaruar çështjen, një gazetare e al-Wafd ka vizituar personalisht klinikën “International Medical Center” dhe kontrolloi të gjitha repartet e spitalit por pa mundur të gjejë gjurmë të Mubarak dhe asnjë nga punonjësit nuk ka ditur të japë përgjigje lidhur me vendodhjen e tij. Në ditët e kaluara shtypi egjiptjan pati raportuar përgrupe të rinjsh që gjatë përleshjeve në sheshin Tahrir kishin sulmuar burgun e Tores, ku ndodhen fëmijët e Mubarakut, Ala dhe Gamal, në përpjekje për ti liruar. (LajmeShqip.com)