Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 11:42

Kajro – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhë sot në sheshin qendror të kryeqytetit egjiptian.

Tensionet politike të Libisë reflektuan edhe në fizikun e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

Një grup demonstruesish, përkrahës të liderit libian Moamer Gadafit, sot  në sheshin “Tahrir” në Kajro fizikisht e sulmuan sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban-Ki-Mun.

Rreth pesëdhjetë demonstrues tentuan ta pengojnë gjatë daljes nga selia e Ligës Arabe. Demonstruesit mbanin fotografi të Gadafit dhe brohorisnin kundër KB-së dhe SHBA-së në momentin kur Ban doli pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe.

Shefi i KB-së ishte i detyruar të kthehet në ndërtesë dhe më vonë, përmes një dalje tjetër e ka lëshuar objektin.

Në pres konferencë para atij incidenti, Ban ashpër e kritikoi gjuajtjen ndaj civilëve në Sanë ku  të premten u vranë 52 njerëz.