Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 08:11

Kajro – Ish presidenti egjiptian Hosni Mubaraku është në gjendje shumë të mirë shëndetësore për t’u përgjigjur në pyetjet e parashtruara gjatë hetimit kundër tij për akuzat për vrasje të demonstruesve dhe përvetësimin e mjeteve shtetërore, kumtoi televizioni Al Arabia.

Në mposhtjen e protestave sipas të dhënave zyrtare ishin vrarë përafërsisht 800 persona, ndërsa disa mijëra janë lënduar.

Paraprakisht dje televizioni shtetëror egjiptian kumtoi se Mubaraku është pranuar në repartin e urgjencës në spitalin e Sharm el Sheik pasi që pësoi një infarkt gjatë dëgjimit.

Sipas Al Arabisë, ministri i Drejtësisë Mohamed al Gindi e udhëheq hetimin e Mubarakut.

Pas hetimit, të arrestuar janë djemtë e Hosni Mubarakut, Gamal dhe Ali, gjithashtu të akuzuar për përvetësimin e mjeteve shtetërore.