Lajme Shqip Sunday, 15 May 2011 14:22

Kajro – Rreth 60 persona janë lënduar natën e kaluar, në përleshjet midis grupeve myslimane dhe krishtere në kryeqytetin egjiptian, Kajro.

Mediat egjiptiane njoftuan se, për parandalimin e përleshjeve, kanë intervenuar edhe pjesëtarë të Armatës së Egjiptit. Përleshjet kanë filluar pasi që janë djegur disa automjete, pronarët e të cilëve kanë qenë tw krishterë.

Gjatë trazirave është dëmtuar edhe varri i sheikut Zuvejd. Sipas policisë, një grup ekstremistësh ka hyrë në këtë tempull mysliman, e ka thyer pllakën mbi varrë dhe në fund ka hedhur bombë në varrin.

Përleshjet e motivuara fetare në Egjipt filluan më 7 maj dhe në to deri tani jetën e kanë humbur 15 persona. Përleshjet filluan kur një grup i myslimanëve sulmuan kishën krishtere në Kajro, duke pohuar se dëshirojnë të lirojnë një vajzë e cila me dhunë mbahet në tempull sepse ka për qëllim të kalojë në islam.