Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 06:01

Kajro – Aeroplanët e NATO-s e bombarduan herët në mëngjes lagjen Halat al Farxhan në pjesën jugperëndimore të kryeqytetit libian Tripoli, lajmëroi televizioni shtetëror libian.

Në sulm janë vrarë shtatë persona dhe 18 janë lënduar.

“Kryqtarët dhe agresorët kolonialistë” kanë gjuajtur katër raketa mbi lagjen dhe rrëzuan disa shtëpi, thuhet në kumtesën e televizionit “Al Xhamahrija!”.

Pohimet për viktimat tani për tani nuk mund të konfirmohen nga burimet e pavarura.