Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 06:39

Kajro – Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak është hospitalizuar dje në spital, në Sharm el Shejk, njoftuan përfaqësues të forcave të sigurisë dhe shërbimet shëndetësore në Egjipt.

Më 11 shkurt këtë vit Mubaraku 82-vjeçar ishte i detyruar të tërhiqet nga pushteti pas kryengritjes popullore 18-ditëshe kundër menaxhimit të tij. Prej atëherë ai nuk paraqitet në opinion dhe jeton në Sharm el Shejk në bregun e Detit të Kuq.

Në fundin e sundimit të tij, Mubarak vuante nga sëmundje të ndryshme dhe ishte i operuar nga tëmthi.

Pritej që sot Mubaraku për herë të parë të merret në pyetje nga hetuesit lidhur me gjoja korrupsionin dhe për shkak të dhunës ndaj demonstruesve.