Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 19:00

Kajro – Bashkëshortja e ish-presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak, do të paraburgoset 15 ditë në lidhje me hetimin për korrupsion, kumtoi agjencia egjiptiane për luftë kundër korrupsionit.

Suzan Mubarak ishte çuar në burg në Kajro, deklaruan burime nga gjykata dhe forcat e sigurisë. Ajo është akuzuar se në mënyrë të paligjshme ka poseduar dobi materiale, duke e keqpërdorur pozitën e burrit të saj.

Mijëra egjiptianë ndërkohë u mblodhën sot në sheshin “Tahrir” në kryeqytetin e Egjiptit, për të marrë pjesë në dy demonstrata. Njëra ishte mbledhur me parullën për bashkim midis kopteve dhe myslimanë, ndërsa tjetra – për më shumë të drejta të palestinezëve.