Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 15:48

Tel-Aviv – Ish-presidenti izraelit Moshe Kacev u dënua sot me shtatë vjet burg për shkak të përdhunimit dhe të keqtrajtimit seksual.

Vjet në dhjetor, Kacev u shpall fajtor për akuzën për përdhunimin e një gruaje e cila punonte në Ministrinë e Turizmit ku ai në fund të viteve 90-të të shekullit të kaluar ishte ministër.

Ai u shpall fajtor edhe për keqtrajtim seksual të dy femrave të tjera të cilat kanë punuar me të derisa ai ka qenë president në periudhën 200-2007. Kacav konfirmon se nuk është fajtor.