Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 07:09

Kabul – Të paktën tre policë afganë e kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm në pjesën lindore të shtetit.

Sulmi ka ndodhur në provincën Nangarhar.

Bomba ishte vendosur në një minibus me të cilin policët shkonin në punë dhe shpërtheu gjatë rrugës. NATO-ja kumtoi se një ushtar i Aleancës ështe vrarë dje në shpërthimin e një bombe të vendosur skaj rrugës. Nuk precizohet ku ka ndodhur incidenti. Njëzet e pesë anëtarë të NATO-s janë vrarë në Afganistan në këtë muaj, nga të cilët 21 janë amerikanë.