Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 19:30

Kabul – Forcat e udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, thanë se aksidentalisht kanë vrarë civilë në një sulm ajror, në fillim të kësaj jave dhe se janë duke hetuar akuzat se në një sulm tjetër ajror janë vrarë dy civilë.

Një zëdhënës i Forcës Ndihmëse i Sigurisë (ISAF), sot tha se gjatë sulmit ajror Shamal të provincës Kost, të martën në mbrëmje janë vrarë “disa” kryengritës si dhe “një numër i anëtarëve të familjes”.

Zyrtarët afganë thonë se së paku 11 civilë u vranë nga sulmi ajror, që shkaktoi protesta të ashpra në rrugë.

Dje, qindra njerwz u tubuan në Gazni për të protestuar për vrasjen e dy barinjve, për të cilët thuhet se u vranë nga sulmi ajror i forcave të jashtme, të njëjtën ditë.

NATO-ja tha se kanë ndërmarrë sulme në atë hapësirë, por ka pretenduar se e kishte vrarë vetëm një kryengritës, i cili kishte qenë duke vendosur një bombë.