Lajme Shqip Wednesday, 27 April 2011 11:27

Kabul – Disa persona e humbën jetën ose janë lënduar gjatë këmbim-zjarrit të sotëm mes pilotit ushtarak afgan dhe ushtarëve të huaj në aeroportin ushtarak në Kabul, kumtoi Ministria afgane e Mbrojtjes.

“Sot në mëngjes rreth orës 11, sipas kohës lokale, në shtabin e forcave të aviacionit ushtarak erdhi deri te përleshja mes pilotit afgan dhe kolegëve të tij të huaj. Pasoi këmbim-zjarri në të cilin pati të vrarë dhe të plagosur”, theksoi Ministria.

Sipas një përfaqësuesi anonim afgan, incidenti ndodhi pasi që piloti, pas zënkës me ushtarët e huaj hapi zjarr ndaj tyre. Gjatë këmbim-zjarrit jetën e humbi piloti afgan.

Televizioni Al Xhazira lajmëroi se gjatë këmbim-zjarrit janë vrarë tre këshilltarë ushtarak amerikanë dhe piloti afgan.

Zëdhënësi i NATO-s në Afganistan konfirmoi se ka pasur këmbim të zjarrit në aeroport, por nuk dha detaje të tjera.