Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 09:44

Kabul – Njëzet e pesë luftëtarë të huaj, midis të cilëve arabë, çeçenë dhe pakistanezë janë vrarë dhe plagosur në operacionin e forcave afgane të sigurisë, pasi që mbrëmë e kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në territorin afgan të Pakistanit.

Guvernatori i provincës afgane lindore Nuristan, Xhamaludin Badër deklaroi se operacioni është zbatuar me qëllim që të neutralizohen kryengritësit, të cilët kanë pasur për qëllim të kryejnë sulm me Afganistanin që të hakmerren për vdekjen e liderit të Al Kaedas, Osama bin Laden.

“Filluam operacion për kontroll më të ashpër të kufirit me Pakistanin, për shkak se e dimë që luftëtarët e Al Kaedas dhe organizatave tjera tani do të përpiqen të hynë në Afganistan”, theksoi Badër.