Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 14:36

Kabul – Policia afgane i ka gjetur sot trupat pa koka, të shtatë prej 28 çminuesve, të rrëmbyer të mërkurën në provincën perëndimor Fara.

Tani për tani nuk është bërë e ditur se kush i ka rrëmbyer dhe i ka vrarë, e as fati i çminues të tjerë, të cilët kanë punuar për një organizatë humanitare.

Çminuesit, pas rrëmbimit janë dërguar në rajonin Balla Bulluk. Një automjet i tyre është djegur, ndërsa të tjerat janë vjedhur.