Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 16:23

Nju-Jork – Japonia është gjithnjë e më larg nga fundi i katastrofës në kompleksin bërthamor Fukushima, deklaroi shefi i ANEB-it Jukija Amano në intervistë për Nju-Jork Tajms.

“Autoritetet japoneze ende nuk dinë me siguri nëse bërthamat e reaktorëve dhe derivateve janë mbuluar me sasinë e nevojshme të ujit për ftohje” deklaroi Amano.

Ai theksoi se nevojitet të bëhen më shumë përpjekje që t’i jepet fund krizës. Sipas tij, rreziku mund të zgjat me javë, madje edhe me muaj, duke i marrë parasysh dëmtimet e mëdha të centralit.

Shefi i ANEB-it thotë se brengosje më të madhe shkaktojnë derivatet e përpunuara, që gjenden në rezervuare të hapura për ftohje, të cilat janë në pjesët e larta të ndërtesave të reaktorëve. Ai nuk është i sigurtë nëse përpjekjet për shfrytëzimin e ujit të detit për ftohje të bërthamës të reaktorëve dhe të derivateve të përpunuara, do të arrijnë sukses.