Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 19:36

Athinë – Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu sot dha dorëheqje duke i hapur rrugë formimit të qeverisë së koalicionit.

Në fjalimin drejtuar popullit grek, Papandreu theksoi se pavarësisht përbërjes, qeveria e koalicionit do të formohet dhe do të jetë marrëveshje e plotësuar me Bashkimin Evropian për ndihmë financiare.

“Forcat politike në Greqi do të bashkëpunojnë për dalje të vendit nga kriza. Gjithçka do të bëhet që vendi të mbetet në eurozonë”, tha Papandreu.

Ai nuk e përmendi emrin e kryeministrit të ri.

“Do të doja t’i dëshiroj sukses në gjithçka kryeministrit të ri dhe qeverisë së re. Do të jem afër tyre dhe do t’i mbështes me të gjithë forcën”, deklaroi Papandreu.

Ai theksoi se veçmë është arritur marrëveshje për formim të kabinetit të ri, i cili do të ketë për detyrë të sigurojë ndarjen e transhës së gjashtë nga huaja për Greqisë dhe ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shkurt.

“Nëse nuk arrijmë konsenzus kombëtar gjatë një krize të madhe të këtillë, atëherë kur? Nuk kishim konsenzus të këtillë, por tani e kemi”, tha Papandreu.

Burime nga PASOK-u qeveritar dhe Demokracia e Re opozitare kumtuan se janë dakorduar që kryetari i Parlamentit grek Filipos Pecalnikos të jetë kryeministër i qeverisë së re.