Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 12:38

Moskë – Një grup ekspertësh rusë paralajmëroi se Rusia është nën kërcënimin e krizës politike dhe se legjitimiteti i presidentit Dimitrij Medvedev dhe i kryeministrit Vladimir Putin është gjithnjë e më i dyshimtë, transmetuan agjencitë perëndimore.

Sipas ekspertëve nga Qendra për hulumtime strategjike, është e dëshirueshme në Rusi të paraqitet lideri i tretë.

“Ndryshimi më i rëndësishëm në botëkuptimet politike të rusëve në tetë muajt e fundit shprehet jo vetëm me uljen e besimit në dyshen Medvedev-Putin, por edhe në pritjen e rritur të figurës së tretë të fuqishme në politikën ruse”, theksohet në raportin ekspert të publikuar sot.

Ekspertët nënvizojnë se për famën e dy liderëve udhëheqës rusë është shënuar rënie katastrofike në vitin e fundit. Sipas tyre, në Rusi është në vijim mosbesim rritës jo vetëm drejt Medvedevit dhe Putinit, por edhe drejt partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”. Popullariteti i Medvedevit, Putinit dhe “Rusisë së Bashkuar” ra për një vit në përkatësisht për 12,21 dhe 18 pikë indeksi.

Ekspertët vlerësojnë se kjo gjendje e gjërave në kushte të jostabilitetit ekonomik dhe financiar do ta shpiejë vendin në krizë, të njëjtë me atë të kohës së rrëzimit të regjimit sovjetik.