Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 13:02

New York – Bordi i Bankës Botërore (BB) ka emëruar amerikanin Jim Yong Kim president të ri të institutit financiar. Lajmi u njoftua me një komunikatë në përfundim të këshillit administrues. Zgjedhja e Kim konfirmon traditën sipas të cilës një amerikan qëndron në krye të Bankës Botërore ndërsa një evropian drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Kim, i lindur në Korenë e Jugut, pason Robert Zoellick dhe bëhet amerikani i trembëdhjetë që kryeson BB, e cila kryesisht merret me mbështetjen ndaj rritjes ekonomike.

Rregulla e alternimit SHBA-Europe në krye të BB dhe FMN-së u vu për herë të parë në diskutim ku ministri i Financave të Nigerisë, Ngori Okonjo-Iwala, u kandidua për të zënë vendin e Zoellick, duke pohuar se kredituesi ndërkombëtar kishte nevojë të riorientohej nga një përfaqësues i vendeve në zhvillim. Një kandidat i tretë, ekonomisti kolumbian Josè Antonio Ocampo, u tërhoq të premton nga gara për shtuar shanset e fitores së Okonjo-Iweala.

Jim Yong Kim, 52 vjeç, vjen nga bota e mjekësisë dhe do të marrë detyrën në qershor, kur mandati 5-vjeçar i Zoellick të skadojë. Risia gjithsesi nuk mungon, meqë zakonisht presidentët e Bankës Botërore zgjidhen nga rangjet e financës dhe diplomacisë. (LajmeShqip.com)