Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 17:18

Jerusalem – Palestinezë nga Rripi i Gazës sot kanë gjuajtur dy raketa mbi Izraelin. Izraeli shpesh u përgjigjet këtyre sulmeve me goditje ajrore mbi Rripin e Gazës ku në pushtet është Hamasi.

Zëdhënësi i policisë precizoi se dy raketat kanë qenë në drejtim të qyteteve Ashdod dhe Ashkelon. Nuk ka viktima e as dëme materiale.

Javën e kaluar ithtarët e Hamasit me raketë kundërtanke goditën një autobus shkollor me ç’rast u plagos një adoleshent. Izraeli u përgjigj me kundërsulm, në të cilin jetën e humbën 19 palestinezë.