Lajme Shqip Monday, 16 April 2012 23:00

Beograd-Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka porositur liderin e opozitës, Tomislav Nikoliç, se marrëveshjet e arritura me Kosovën duhet të respektohen.

Në të kundërten, ka thënë Jeremiç, Serbia mund të përballet me pasoja të rënda. 

Deklaratat e Jeremiçit vijnë pas komenteve të bëra nga lideri i Partisë Progresive Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kishte thënë se nëse ai vjen në pushtet, nuk do të jetë i obliguar të implementojë marrëveshjet e arritura me Kosovën. 

Tomisllav Nikoliç kishte folur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një mitingu në veri të Mitrovicës, pak para zgjedhjeve lokale serbe, të cilat tashmë edhe zyrtarisht janë anuluar nga Beogradi në pjesën veriore të Kosovës.

Më tutje Jeremiç ka thënë se Serbia nuk guxon të izolohet dhe se duhet të pranojë ligjet dhe standardet evropiane sa më shpejt që është e mundur. (LajmeShqip.com)