Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 07:31

Sana – Të paktën katër persona humbën jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar në përleshjet e djeshme mes policisë dhe demonstruesve në Jemen.

Katër demonstrues antiqeveritarë janë vrarë dhe pothuajse 200 janë lënduar në Sana pasi policia gjuajti ndaj demonstruesve dhe përdori gaz lotsjellës. Rreth 60 nga të lënduarit kanë marrë plagë nga armët.

Mjekët nga kampi i improvizuar në sheshin në të cilin disa javë janë demonstruesit, bënë thirrje për dhurim të gjakut për shkak të numrit të madh të të lënduarve.

Në qytetin jugor Taiz dje kishte përleshje mes demonstruesve antiqeveritarë dhe policisë në të cilat humbi jetën një njëri dhe njëzet u plagosën. Forcat e sigurisë kanë shtënë kundrejt demonstruesve në lagjen Uadi al Kadi, lajmërojnë mediat perëndimore.