Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 20:05

Sanë – Tre demonstrues antiqeveritarë u vranë sot nga ushtarët në qytetin jugor jemen Ib, kumtuan burime nga opozita dhe dëshmitarë.

Incidenti tragjik ka ndodhur gjatë kohës së varrimit të një burri, i vrarë në Ib një ditë më parë. Shtatë ushtarë hapën zjarr nga një ndërtesë në afërsi të turmës së njerëzve, të cilët ishin në varrim. Tre persona u vranë, ndërsa dhjetëra janë plagosur.

Dhjetë nga të plagosurit janë në gjendje kritike, deklaroi një mjek lokal.

Paraprakisht demonstruesit në Ib dogjën dy automobila ushtarake. Demonstrata antiqeveritare janë organizuar sot edhe në disa qytete tjera në Jemen, me ç’rast u plagosën dhjetëra persona.