Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:29

Sanë – Numri i viktimave në shpërthimin e sotëm në  fabrikën për municion në qytetin Xhaar, në Jemenin Jugor, arriti në 110 persona, ndërsa të paktën 90 janë të plagosur, kumtuan autoritetet lokale.

Mes viktimave ka gra dhe fëmijë nga fshatrat përreth, ndërsa pritet që numri i viktimave të rritet sepse nën rrënoja gjenden ende kufoma. Njëzetë e shtatë persona nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Tani për tani arsyeja për shpërthim nuk është e njohur.

Sipas burimeve nga spitali lokal, shpërthimi ka ndodhur kur dhjetë banorë të qytetit kanë tentuar që ta plaçkitin municionin në fabrikë, vetëm një ditë pasi në të njëjtën fabrikë e sulmuan anëtarët e Al Kaedës.

Fabrika prodhon mjete shpërthyese të cilat shfrytëzohen gjatë ndërtimit të rrugëve.

Rreth 30 persona të armatosur, për të cilët ekziston dyshim se janë anëtarë të Al Kaedës, dje hynë në fabrikë dhe e plaçkitën, duke marrë arka të tëra me armë të cilat i ngarkuan në katër automobila.

Incidenti ka ndodhur sepse anëtarët e Al Kaedës e ndërmorën kontrollin mbi qytetin Xhaar, në provincën jostabile të Jemenit Jugor Abjan.

Në Xhaar dje erdhi deri në përleshje mes armatës dhe kryengritësve të Al Kaedës.