Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 20:10

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh më në fund ka nënshkruar një marrëveshje me anë të së cilës pranon të japë dorëheqjen dhe ti dorëzojë pushtetin zëvendës presidentit.

Marrëveshja e propozuar nga Këshilli I Bashkëpunimit të Gjirit ku bëjnë pjesë Arabia Saudita, Kuvaiti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Katari dhe Bahreni, u nënshkrua në praninë e mbretit saudit Abdullah gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt në televizion.

Marrëveshja në fjalë parashikon që Saleh të transferojë pushtetin tek zëvendës presidenti ndërsa vetë ai do të gëzojë imunitet ndaj ndjekjes penale si dhe organizimi i zgjedhjeve presidenciale Brenda muajve të ardhshëm.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Saleh do të transferohet tani në SHBA për kura mjekësore.