Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 20:22

Sanë – Dy persona e humbën jetën dhe 25 janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe kryengritësve në Sanë.

“Dy ithtarë të sheikut Sadik al Ahmar e humbën jetën dhe 25 janë plagosur gjatë kohës së përleshjeve, të cilat ende po vazhdojnë”, theksojnë mjekët nga spitali lokal. Sipas dëshmitarëve okularë, në luftërat që bëhen në afërsi të shtëpisë së Al Ahmanit në Sanë është shfrytëzuar armë automatike dhe granata.

Përleshjet e sotme eskaluan, vetëm një ditë pasi presidenti Abdulla Saleh refuzoi që të nënshkruajë “marrëveshje të gjirit të tranzicionit” për tërheqjen nga pushteti dhe të përfundojnë protestat e përgjakshme kundër regjimit, të cilat në Jemen vazhdojnë që nga muaji janar.

Sipas planit, presidenti Saleh duhet që në afat prej 30 ditëve të tërhiqet nga pushteti, ndërsa si kompensim do të lirohet nga ndjekja penale.

Opozita jemene, ditën e shtunë e nënshkroi marrëveshjen në tentim që të përfundojë kriza politike në shtet. Gjatë dhunës në Jemen, deri më tani jetën e kanë humbur më shumë se 170 demonstrues.