Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 18:25

Sana – Presidenti i Jemenit Ali Abdulla Saleh sot para ithtarëve të tij dha premtimin se nuk do të japë dorëheqje.

“Ata të cilët e duan pushtetin duhet ta fitojnë në zgjedhje. Ndryshimi dhe tërheqja ime do të bëhen të mundshme përmes zgjedhjeve sipas kornizës ligjore të Kushtetutës”, bën të ditur qartë Saleh.

Ai shprehu besim se do të mbesë i fuqishëm dhe se nuk do të pranojë komplote ose revolucione.

Presidenti i Jemenit që 32 vite gjendet në krye të vendit më të varfër arab. Jemeni u bë skenë e protestave të papara kundër regjimit të tij dhe kërkesës për dorëheqjen e tij.

Saleh premtoi se do të japë dorëheqje pas skadimit të mandatit të tij në vitin 2013. Demonstruesit megjithatë insistojnë që ai menjëherë të japë dorëheqje.