Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 18:32

Sana – Forcat jemene të sigurisë kanë shtënë sot mbi demonstruesit antiqeveritarë në Taiz dhe kanë vrarë të paktën 15 persona, në ditën e dytë nga përleshjet jugore në shtet.

Të shtënat kanë ndodhur pasi që demonstruesit janë nisur në një marsh protestues drejt selisë së Qeverisë duke  kërkuar largimin nga pushteti të presidentit Ali Abdulah Saleh. Demonstratat kundër tij zgjasin që një muaj.

Në disa vende të shtetit ishin organizuar protesta në mbështetje të demonstruesve në Taiz.

Ushtarët e sistemuar në ndërtesat përreth filluan të gjuajnë mbi demonstruesit në Taiz të cilët dëshironin të protestojnë para selisë të guvernatorit. Në Taiz i cili është 200 kilometra nga Sana, dita e dytë me radhë tanket ushtarake dhe automjetet e blinduara e bllokojnë hyrjen në qytetin për të ndaluar njerëz të vendeve tjera që t’u bashkëngjiten demonstruesve.

Saleh mbrëmë deklaroi se është i gatshëm për negociata me opozitën për bartje të pushtetit në mënyrë të qetë dhe në suaza të kushtetutës.