Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 08:05

Sanë – Në dy ditët e fundit në përleshjet e armatosura midis forcave qeveritare dhe grupeve ekstremiste islamike, në pjesën veriore të Jemenit, janë vrarë më shumë se njëqind pjesëtarë të Al Kaedës, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme të Jemenit.

Luftimet në një pjesë më të madhe janë bërë në provincat Abjan dhe Lahxh. Paraprakisht është kumtuar se në ditët e fundit në pjesën jugore të Jemenit janë vrarë 50 islamistë.

Sipas pohimeve të përfaqësuesve në provincën Abjan, 10 anëtarë të grupit “Ansar al-Sharia” janë vrarë të enjten në sulme ajrore të forcave qeveritare ndaj pozitave të tyre në afërsi të qytetit Xhar.

Grupi “Ansar al-Sharia” është  degë e Al Kaedës në Gadishullin Arabik, i cili i forcon pozitat e veta në pjesën jugore të Jemenit gjatë betejës popullore kundër presidentit Ali Abdulla Saleh.

Sipas mediave lokale, situata në pjesën jugore të provincës edhe më shumë është përkeqësuar pasi në shkurt në pushtet erdhi presidenti i ri Abed Rabu Mansur Hadi, i cili premtoi luftë të palëkundur kundër terroristëve.