Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 15:17

Sanë – Ushtria dhe policia jemenase mbrëmë vranë dhjetë persona gjatë protestave në kryeqytetin Sana.

Forcat e sigurisë në Jemen hapën zjarr mbi demonstruesit e drejtuar drejt ndërtesës së Qeverisë në Sanë gjatë së cilës vranë një person dhe lënduan të paktën 40 persona.

Autoritetet e sigurisë për shpërndarje të protestave përdornin edhe topa me ujë dhe gaz lotsjellës. Në kumtesën e Ministrisë jemenase të Punëve të Brendshme kanë pasur për qëllim të kryejnë sulm mbi ndërtesat e radios kombëtare dhe Qeverisë. Ministria akuzoi se personat e armatosur mes demonstruesve të parët hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë.

Në qytetin jugor Taiz ishte vrarë një demonstrues dhe katër tjerë ishin lënduar, kur forcat e sigurisë hapën zjarr gjatë protestave të opozitës. Një demonstrues është vrarë në Damar në përleshje me policinë. Në Aden demonstruesit me goma automobili të djegura e bllokuan këtë qytet jugor.

Nga fillimi i trazirave në Jemen janë vrarë gjithsej 173 persona, Kryeqyteti Sanë është i ndarë në dy pjesë, përderisa gjenerali Ali Mohasen al Ahmer i cili është komandant i qarkut ushtarak verilindor kaloi në anën e demonstruesve. Në atë mënyrë opozita e regjimit të Ali Abdula Salehut siguroi armë dhe sistemoi transportues në udhëkryqet kryesore drejt kryeqytetit të Sanës.