Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 12:15

Britania e Madhe ka tërhequr pjesën dërmuese të personelit të amabasadës nga Jemeni.

Ky i fundit është përballur prej dy muajsh me protesta kundër presidentit Ali Abdullah Saleh, të cilat jo rrallë janë kthyer në të përgjakshme.

Të mërkurën Saleh mori më shumë pushtet në duart e veta. Opozita ka bërë thirrje për një protestë para pallatit presidencial pas faljes së të premtes më 25 mars.

Saleh ka pohuar se do të largohet vetëm pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në janar të 2012, por oferta është hedhur poshtë nga opozita.