Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 09:39

Japonia dhe Turqia do vazhdojnë negociatat për bashkëpunim në fushën e energjisë bërthamore, ndërsa  kryeministri japonez Joshihiko Noda dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan janë takuar zhvillimit të G-20 në qytetin francez Kanë.

Negociatat për lidhje të marrëveshjes mes dy vendeve për bashkëpunim në fush ën e energjis ë bërthamore u ndërprenë pas avarisë në qendrën japoneze “Fukushima-1” këtë pranverë. Kryeministri japonez gjatë takimit shfaqi shpresë se ato do të ripërtëriten.

Nga ana e tij kryeministri turk Erdogani theksoi se Ankaraja ka interes për teknologjitë japoneze në energjetin ë bërthamore dhe shpreson në vazhdim të bashkëpunimit.