Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 10:02

Tokio – Qeveria japoneze e porositi sot kompaninë TEPKO, e cila menaxhon me centralin bërthamor “Fukushima”, sa më shpejtë ta ndërpresë rrjedhjen materialit radioaktiv në oqean, përderisa ekipet në centralin bërthamor tentojnë me shfrytëzimin e kontrastit ta konfirmojnë burimin e rrjedhjes të ujit radioaktiv.

Sekretari kryesor i Kabinetit Jukoi Edano paralajmëroi se akumulimi i materialeve radioaktive për shkak të rrjedhës së tyre, i cili vazhdon edhe pse përpiqen ta ndalojnë, “do të ketë ndikim të madh në oqean”.

Përfaqësuesit zyrtar dje paralajmëruan se stabilizimi i krizës bërthamore e shkaktuar nga tërmeti dhe cunami në 11 mars, mund të zgjasë disa muaj.

Pasi gjatë fundjavës ranë përpjekjet për rrjedhjen e ujërave radioaktiv përmes të çarave në Reaktorin e dytë të ndërpritet me betonim, inxhinierët në “Fukushima” sot në tunelin i cili çon nga reaktori vendosin një substancë të bardhë në formë pluhuri që të konfirmojnë nëse në këtë vend gjendet burim nga i cili rrjedh uji i kontaminuar.