Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 06:39

Tokio – Pas një seri të përpjekjeve të pasuksesshme, rrjedha e ujit radioaktiv në oqean nga centrali bërthamor japonez “Fukushima 1” sot u ndërpre, kumtoi operatori i kompanisë “Tokio elektrik pauer” (TEPKO).

Punëtorët nga TEPKO javën e kaluar zbuluan se prej një pjese të çarë 20 centimetra në pusetën e betonit të reaktorit të dytë vazhdimisht rrjedh ujë me nivel të lartë të radioaktivitetit. Ata pa sukses u përpoqën ta betonojnë çarjen.

Megjithatë sot me sukses është ndërprerë rrjedhja, duke hedhur 1.500 litra kimikale në pjesën e çarë.

Niveli i radiacioit në ujë, i cili rridhte në oqean, ishte pesë herë më i lartë nga e lejuara.

Ndërkohë, autoritet japonez planifikojnë të shfrytëzojnë avionë të vegjël pa pilot amerikanë për matjen e rregullt të radioaktivitetit mbi reaktorët e shkatërruar në centralin bërthamor.

Paraprakisht për kryerjen e këtyre operacioneve u shfrytëzuan helikopterë të armatës japoneze dhe një aeroplan amerikan i madh pa pilot. Për shkak të nivelit të lartë të radioaktivitetit në rajon të “Fukushima 1” matja dhe xhirimi u bënë në distancë të madhe.