Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 09:49

Tokio – Më shumë se 400 tërmete nëntokësore me magnitudë mbi 5 ballë janë regjistruar në Japoni pas 11 marsit, kur ishulli Honshu u bë terreni i tërmetit katastrofal me fuqi të tërmetit prej 9 ballëve sipas shkallës së Rihterit kumtuan mediat ruse, duke iu referuar të dhënave të sotme të shpallura të shërbimit meteorologjik japonez.

Tërmeti prej 11 marsit është më i fuqishmi, i regjistruar në gjithë historinë e matjes sizmike në Japoni. Pas tij për më pak se 24 orë në pjesën verilindore të vendit ishin regjistruar edhe pesë tërmete përsëritëse me intesitet prej 7 ballëve.

Muajin e kaluar janë regjistruar 68 tërmete me magnitudë mbi 6 ballëve. Numri i tërmeteve të regjistruara me fuqi mbi 5 ballë arrin 408 tërmete.

Aktiviteti i tanishëm sizmik në pjesën verilindore të Japonisë është i paparë, theksojnë agjencitë.

Në gjithë Japoninë prej vitit 2008 deri në vitin 2010 ishin regjistruar mesatarisht për një vit nga 155 tërmete me fuqi prej 5 ballëve.

Shërbimi meteorologjik i Japonisë paralajmëroi se në pjesën verilindore të vendit ekziston rrezik nga tërmeti i ri me magnitudë mbi 7 ballë sipas shkallës së Rihterit.