Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 17:07

 

Tokio – Fundi i oqeanit në afërsi të epiqendrës së tërmetit shkatërrues, që më 11 mars e goditi Japoninë, u zhvendos për 24 metra, kumtuan sot pëfaqësuesit zyrtar japonez.

Sensorët vërejtën se një pjesë e fundit në oqeanin Paqësor është zhvendosur për 24 metra në drejtimin jug-juglindje, në krahasim me pozicionin para tërmetit, që më pas shkaktoi cunami, i cili shkatërroi një pjesë të madhe të bregut verilindor të Japonisë, transmetuan agjencitë.

Kjo zhvendosje nënujore është mbi katër herë më e madhe se cila do zhvendosje e regjistruar në tokë, ku një pjesë e gadishullit Oshika në prefekturën Mijagi u zhvendos për 5,3 metra.

Instituti amerikan për gjeologji muajin e kaluar kumtoi se ishulli më i madh japonez Honshu u zhvendos 2,4 metra nga tërmeti, që ishte më i fuqishmi i cili deri më tani e ka goditur arqipelagun.