Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 08:32

Tokio – Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi për rrezik serioz nga tërmete dytësore të fuqishme me magnitudë prej 7 ballë sipas Rihterit, kumtoi televizioni NHK.

Agjencia në konferencë për shtyp paralajmëroi se tërmetet dytësore janë të rralla, por se ekziston mundësi nga paraqitja e tërmeteve me magnitudë prej 7 ballëve sipas shkallës së Rihterit.

Shërbimet shtetërore paralajmërojnë se tërmetet dytësore mund t’i rrëzojnë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti paraprak i fuqishëm dhe cunami, që pasoi pas tërmetit ose të shkaktojnë cunami të ri të fuqishëm.