Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 17:00

Lubjanë- Kryeministri slloven Janez Jansha deklaroi se qeveria e tij ka zbuluar “vrimë të madhe” prej 550 milionë euro shpenzime shtetërore të paplanifikuara për këtë vit, për shkak të cilave do të mund të vendoset nën pikëpyetje pagesa e pagave në sektorin shtetëror nga fundi i vitit 2012.

“Kemi vendosur që të shtypim frenat dhe më as në Qeveri nuk do të mund të shpenzojë më shumë se atë, që na lejojnë të ardhurat”, deklaroi Jansha.

Sipas tij kursimi është vetëm 50 për qind nga dalja e krizës ekonomike. Gjysma tjetër duhet të sigurohet me iniciativa për hapjen e vendeve të reja të punës dhe lehtësimeve investuese.

Kryeministri slloven deklaroi se do të tentojë të sigurojë marrëveshje me sindikatat, punëdhënësit dhe partnerët e tjerë social për kursimin e nevojshëm, ndërsa pastaj do të fillojë me reforma strukturore dhe do të marrë masa për ringjalljen e ekonomisë.

Jansha theksoi se qeveria e tij do të insistojë që debitorët tatimor të shpallen publikisht. Ai theksoi se do të angazhohet që kursimet prej 10 miliardë euro të qytetarëve slloven në vendet e huaja të tërhiqen si investime në ekonominë lokale. (LajmeShqip.com)