Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 09:53

Shkup – Siguria në shkolla nuk është nën kompetencat e policisë për shkak të rregullativës e cila ekziston në Republikën e Maqedonisë, por MPB në kuadër të kompetencave të saj edhe më tej do të vazhdojë të veprojë edhe në planin parandalues edhe në atë represiv nëse ndodhin incidente siç ndodhi para ca kohësh, deklaroi dje ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulloska.

“Punë e policisë është t’i pastrojë incidentet dhe këtu do të insistojmë në afatin më të shkurtër të mundur ato të pastrohen, ndërsa kryerësit të dalin para drejtësisë”, theksoi Jankulloska lidhur me incidentin i cili ndodhi par ca ditësh midis nxënësve të fshatrave Koliçan i Epërm dhe i Poshtëm, pas marrjes së donacionit amerikan për Sektorin për kontroll të brendshëm në kuadër të MPB-së.

Ajo shtoi, se Ministria, varësisht nga ajo se bëhet fjalë për një problem të mëdha me vetiniciativë u ka ofruar bashkëpunim të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në shtet dhe para disa muajve e promovoi projektin “Nxënësit dhe policia shoqërohen” ku për secilën shkollë u përcaktua një nëpunës policor i cili do të jetë kompetent për të gjitha problemet dhe aktivitetet në këtë shkollë. Në këtë projekt, tha Jankulloska, janë angazhuar numër gjithnjë e më i madh i nëpunësve të policisë, ndërsa janë përfshirë rreth 500 shkolla, por për ballafaqimin e problemit me dhunën midis nxënësve është i nevojshëm angazhim nga familja dhe bashkësia më e gjerë.

“Apeloj deri te të gjithë faktorët shoqëror të kyçen në pjesën e tyre në kuptim të përgjegjësisë së rritur shoqërore dhe veprimit në segmente të ndryshme të shoqërisë pasi që policia nuk mund të jetë zëvendësim as i familjes, as i institucioneve arsimore, as i pedagogëve, psikologëve, e aq më pak zëvendësim i edukimit të fëmijëve në moshë përkatëse te të cilët për shkaqe të ndryshme paraqitet nevoja që të garojnë përmes dhunës”, tha ministrja Jankulloska.

E pyetur nëse do të vendosin nga një polic në çdo autobus, siç kërkojnë një pjesë e banorëve në vendet e theksuara të banimit, ajo theksoi se është e mundur, por, si zgjidhje e përkohshme.