Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 19:30

Lubjanë – Fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare Zoran Jankovic, lider i partisë “Sllovenia Pozitive”, sot filloi “bisedime preliminare” për formimin e koalicionit të ri qeveritar slloven.

Jankovic është takuar me kryetarin e Socialdemokratëve (SD) dhe kryeministër i deritanishëm Borut Pahor.

Partia llogaritet për aleat natyror i majtistes “Sllovenia Pozitive”, e cila është themeluar para vetëm disa muajve.

Problemi, megjithatë, është në atë që këto dy parti nuk kanë shumicë në Parlament dhe do të duhet të kërkojnë aleatë midis partive të vogla.

Përfaqësuesja për shtyp i liderit të “Sllovenisë Pozitive” Natasha Pelko deklaroi se Jankovic do të bisedojë me të gjitha partitë duke e përfshirë edhe liderin e Partisë Demokratike Sllovene (SDS) Janez Jansha.

Parlamenti i ri me siguri do të konstituohet më 24 dhjetor, me ç’rast presidenti i Sllovenisë Danilo Tirk do të fillojë konsultime formale për emërim të mandatarit për përbërje të koalicionit të ri qeveritar.