Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 17:24

Presidenti i dhomës italiane të deputetëve Xhanfranko Fini deklaroi të mërkurën se Serbia i ka plotësuar kushtet për të ju dhënë statusi kandidat në datën 1 mars.

Foto: Kryeparlametari italian Fini duke puthur dorë e homologes serbe

Këto deklarata zyrtari italian i bëri gjatë një takimi paksa intim me kryetaren e Parlamentit të Serbisë Slavica Djukic-Dejanovic.

Fini tha se dhënia e statusit kandidat është në të mirë të Bashkimit Evropian dhe të vet Serbisë.

Ajo çka ka rënë në sy është politesa me të cilën Fini i ka puthur dorën kryeparlamentares së Serbisë.