Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 11:40

Listën e kryeson Ilir Kumbaro, ish-drejtues i lartë i SHIK-ut i cili u zhduk Policisë londineze teksa po i zhvillonte seancat e procesit të ekstradimit në gjendje të lirë.

Ndërkohë, sipas të dhënave, mendohet se 360 është numri shtetasve shqiptarë që fshihen në Angli e të cilët janë të shpallur të kërkuar nga drejtësia shqiptare për krime të kryera në Shqipëri.

Ilir Kumbaro (62): Që prej 1 dhjetorit 2011, kur nuk u paraqit në gjykatën e Londrës në seancën e ekstradimit, ish-zyrtari i lartë i SHIK-ut është shqiptari më i kërkuar në Angli. Ai kishte marrë dokumentet e qëndrimit në Britani, duke pretenduar se ishte një refugjat kosovar i quajtur Shaqa Shatri, në gusht 1996. Fillimisht skuadra angleze e ekstradimeve deklaroi se Kumbaro mund te fshihej ne Angli. Kjo skuadër ka angazhuar disa oficerë të saj për të gjurmuar vendfshehjen e tij, por pa rezultat.

Elidon Habilaj (35): Përpara 13 vjetësh kishte kërkuar azil në Londër si kosovar me emrin Bekim Ademi, duke fituar përmes mashtrimit shtetësinë britanike, duke mundur të punësohet më pas në Policinë Metropolitane të Londrës, madje edhe në Agjencinë britanike të Luftës kundër Krimeve të Rënda dhe Serioze, SOCA. Habilaj u pikas pas një verifikimi të profilit të tij të identitetit nga kjo agjenci. Për këto akuza të përfitimit përmes mashtrimit. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 18 muaj burg në mungesë nga Gjykata Snaresbrook në Londrën lindore, pasi i iku Policisë nga gjykimi në gjendje të lirë. Besohet se fshihet në qytetin e Vlorës.

Alex Shyti: Përdor edhe identitetin si shtetas grek Georgios Tsoulos. Ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Shqiptari akuzohet se ka aksidentuar Ricky Burltonin, një 20-vjeçar nga Londra, që vdiq pasi u godit me makinë teksa ecte në rrugë mëngjesin e 4 qershorit 2010. Mendohet se fshihet në fshatin Ngracan të Fierit, nga ku e ka edhe origjinën.

Ardian Bujaj (40): Në kërkim nga Policia e Oksfordit, për posedim dhe shpërndarje kokaine me vlerë 500 mijë stërlina. Në grupet kriminale të Manchesterit, Derbyt dhe Londrës njihet me pseudonimin “Albanian Danny”. Dyshohet se udhëton me dokumente të falsifikuara.

Defrim Iseberi (38): Përdor edhe emrin Agim Mema. Kërkohet pasi vrau me armë një roje sigurie në vitin 1997. Policia angleze beson se ai fshihet në zonën Midlands, Leeds dhe Londër. Edhe ai dyshohet se ishte paraqitur si shqiptar nga Kosova.

Hysni Sokolaj (40): Kërkohet për trafikimin disa vajzave për qëllime prostitucioni në Belgjikë dhe Angli. Mendohet se fshihet në Londër, Leicester dhe Chesthunt në Hertfordshire.

Muharrem Denmarku (23): Kërkohet të merren të pyetje nga policia për rastin e një përdhunimi të një 17-vjecareje. Për herë të fundit ai është parë në qytetin e Manchesterit.

Abri Buçpapaj: Kërkohet për përdhunim dhe rrahje të një gruaje dhe fëmije. Fshihet në zonat Harrow, Barnet, Brent dhe Londër.

Dorian Greci (35): Përdor edhe dy indetitete të tjera, Antonio Baci dhe Zamir Raci. Kërkohet për plagosje me thikë të një shqiptari. Nuk u paraqit në gjykatë datën e gjyqit.

Albert Haxhia: Gjykata ka lëshuar një urdhër arresti në lidhje me posedimin, për qëllim shitje, të një sasie kokaine në qytetin e Oksfordit.

Arben Nuredini (39): Përdor edhe emrin Arben Alizoti. Është shpallur në kërkim nga Sussex Police, pasi në vitin 2005 është arratisur nga burgu ku vuante një dëmin prej shtatë vitesh burg për plagosje.

Afrim Bardhoshi (40): Përdor edhe emrin James. Kërkohet për t’u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit. Rezident në zonë Watford, por ka lidhje edhe me zonat Barnet/Enfield dhe Grimsby, ku mund të fshihet.