Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 20:02

SHBA-të kanë një histori të mirënjohur të ofrimit të ndihmës ushtarake për vendet në nevojë. Por, herë pas here, qeveria amerikanë ka furnizuar edhe me forca sekrete, ose me armë për forca sekrete.

Disa prej ushtrive të krijuara nga CIA nëpër botë kanë pasur sukses në qëllimin e tyre e të tjera edhe kanë dështuar.

Partizanët ukrainas: Nga viti 1945-1952 CIA trajnonte dhe furnizonte nga ajri njësitë “partizane” ukrainase, të cilat ishin organizuar fillimisht nga gjermanët për të luftuar sovjetikët gjatë Luftës II Botërore. Për shtatë vjet, “ partizanët ” që vepronin në Karpate, bënin sulme sporadike. Më në fund, në vitin 1952, një forcë ushtarake sovjetike i fshiu ata nga faqja e dheut.

Brigada kineze në Birmani: Pas fitores komuniste në Kinë, ushtarët nacionalistë kinezë u arratisën në Birmani. Gjatë fillimit viteve ’50, CIA i përdori këta ushtarë për të krijuar një brigadë prej 12 mijë vetash, të cilët kryenin sulme të herë pas hershme në Kinën e kuqe. Gjithsesi, ushtarët nacionalistë e panë më të arsyeshme të monopolizojnë tregtinë lokale të opiumit.

Ushtria rebele guatemalase: Pasi presidenti i Guatemalës, Jacobo Arbenz, legalizoi partinë komuniste të vendit dhe nxori jashtë ligjit 400 mijë akra plantacione bananesh të “United Fruit”, CIA vendosi të përmbyste qeverinë e tij. Rebelët guatemalas u stërvitën në Honduras dhe u mbështetën nga një kontingjent bombarduesish ajrorë të CIA-s. Kjo ushtri pushtoi Guatemalën në vitin 1954, duke rrëzuar regjimin e Arbenz.

Rebelët sumatranë: Në një përpjekje për të rrëzuar presidentin indonezian, Sukarno, në vitin 1958, CIA dërgoi ekspertët paraushtarakë dhe operatorët e radios në një ishull të Sumatras, për të organizuar një revoltë. Me mbështjetje ajrore nga CIA, ushtria e rebelëve u hodh në sulm por u mund shumë shpejt.

Kalorësit kamba: Pas pushtimit kinez të Tibetit, në vitin 1950, CIA nisi të rekrutonte kalorës kamba – ushtarë të forte, që mbështesnin liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama – teksa ata u arratisën në Indi në vitin 1959. Këta kalorës u stërvitën në “ Camp Hale ” në Kolorado e më pas u transportuan sërish në Tibet nga CIA, për të organizuar një ushtri prej 14 mijë vetësh. Në mes të viteve ’60 ata ishin braktisur nga CIA, por vazhduan të luftojnë vetë, deri në vitet ’70.

Forcat e pushtimit të Gjirit të Derrave: Në vitin 1960, operative e CIA-s rekrutuan 1500 refugjatë kubanë që jetonin në Majemi dhe orkestruan një sulm surprizë në Kubën e Fidel Castro-s. Këta rebelë u stërvitën në një bazë në Guatemala dhe zbarkuan në Gjirin e Derrave, më 19 prill 1961. Operacioni i planifikuar keq përfundoi në katastrofë dhe 1500 njerëzit u vranë ose u kapën brenda tre ditësh.

Ushtria klandestine: Në vitin 1962, agjentët e CIA-s rekrutuan anëtarët e fisit Meo, që jetonin në malet e Laos –it, për të luftuar si guerrilas kundër forcave komuniste në Laos. E quajtur Ushtria Klandestine, kjo njësi paguhej, stërvitej dhe furnizohej nga CIA dhe arriti në 30 mijë forca. Në vitin 1975, kjo ushtri, që kishte arritur thuajse çerek milioni, ishte reduktuar në 10 mijë refugjatë, që ikën në Tajlandë.

Mercenarët nungë: Nungët, kinezë që jetonin në Vietnam, u rekrutuan dhe u organizuan nga CIA si forcë mercenare gjatë luftës së Vietnamit. Luftëtarë të frikshëm e brutalë, ata u punësuan përgjatë gjithë Vietnamit. Por ata rezultuan të ishin një barrë jo e vogël për CIA-n, duke qenë se ishin shumë të kushtueshëm, duke qenë se nuk pranonin të luftonin nëse nuk furnizoheshin rregullisht me birrë dhe prostituta.

Regjimenti peruan: Në pamundësi për të shtypur forcat guerile në provincat lindore të Amazonës, Peruja i bëri thirrje Amerikës për ndihmë, në mes të viteve ’60. CIA reagoi duke krijuar një kamp të fortifikuar e duke rekrutuar peruanët lokalë, të cilët u trajnuan nga personeli i beretave të gjelbra. Pas shtypjes së guerilëve, njësia elitë u shpërnda nga frika se mund orkestronte një grusht shteti kundër qeverisë.

Forcat mercenare të Kongos: Në vitin 1964, gjatë luftës civile kongoleze, CIA krijoi një ushtri në Kongo, për të mbështetur liderët pro-perëndimorë, Cyril Adoula dhe Joseph Mobutu. CIA importoi mercenarë evropian dhe pilotë kubanë – azilantë politikë kubanë – për të pilotuar forcën ajrore të saj, të përbërë nga avionë transporti dhe bombardues.