Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 18:49

Tel-Aviv – Izraeli sot e publikoi planet për ndërtimin e 336 banesave në lagje hebrenje të Bregut Perëndimor, që konsiderohet si goditje e re ndaj përpjekjeve ndërkombëtare të negociatave izraelito-palestineze, të cilat janë ndërprenë prej shtatorit të vitit të kaluar, për shkak të vazhdimit të ndërtimi të këtillë.

“Banesat do të ndërtohen në lagjen Betar Ilit dhe Karnei Shomron, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë për Ndërtimtari dhe Hapësira Banimi Ariel Rozenberg.

Vlerësohet se ndërtimi do mund të përfundojë për rreth tre vite.

Momentalisht ndërtimit i këtillë është pengesa kryesor e për ripërtërije e negociatave sepse ana palestineze kërkon vazhdimin e moratoriumit të ndërtimin e shtëpive të reja  për hebrenjët, jo vetëm për Bregun Perëndimor por edhe për Jerusalemin Lindor.

Në këtë zonë tani jetojnë rreth 500.000 hebrenj, ndërsa palestinezët atje planifikojnë të formojnë shtet të pavarur, i cili do të përfshijë Rripin e Gazës.