Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 12:59

Tel Aviv-Ish-presidenti izraelit, Moshe Katsav filloi sot vuajtjen e dënimit me shtatë vite burg nën akuzën për përdhunim. 

Katsav, 66 vjeçar, u dënua dhjetorin e kaluar për përdhunimin e një ish-punonjëse femër kur ai ishte një ministër kabineti dhe për sulme seksuale ndaj dy grave të tjera, kur ai ishte president në vitet 2000-2007.

Në rrugën e tij në një burg të sigurisë minimale në qendër të Izraelit, ai përsëri sot protestoi për pafajësinë e tij dhe tha se Izraeli sot është duke “varrosur një njeri të gjallë”.